fbpx

Çdokush nga ne dëshiron të kthehet në shtëpi për të shijuar një filxhan me kafe të ngrohtë, një gatim të preferuar, për ndjesinë e mbështjelljes me jorgan në ditët kur nuk dëshiron të bësh asgjë dhe ndjesia më e pakrahasueshme me asgjë tjetër; përqafimet e atyre që do më fort. Këto janë disa nga gjërat për të cilat themi shpesh se s’ka asgjë si shtëpia. Pavarësisht se sa e vogël apo e madhe është ajo, ne e ndjejmë ngrohtësinë e saj. Asnjë hotel apo resort në këtë planet nuk mund të na dhurojë të njëjtën ndjenjë. Kur flasim për shtëpi më të mëdha, të gjithë ëndërrojmë të jetojnë në një vilë luksoze, me hapësira të mëdha dhe zakonisht të jetë larg zhurmës së qytetit dhe në mes të ajrit të pastër. Njerëz të moshave të ndryshme, ëndërrojnë të investojnë në një vilë që i ka të gjitha lehtësitë.
Kur vjen puna për të vendosur mes investimit në një vilë apo në një apartament modern, shumica e njerëzve do të zgjedhin opsionin e parë. Ky trend, i cili prej kohësh dominon real estate në botë, tashmë është kthyer në një nga kërkesat më të mëdha të tregut edhe në Shqipëri. Vetë zhvillimi i periferisë së Tiranës, aty ku aktualisht po zhvillohen projekte të reja premium, është një tregues i kërkesës në rritje për të jetuar në vila të mëdha, me hapësira të bollshme brenda, si dhe hapësira të jashtme që ofrojnë pishina apo kopësht.

Po përse të kesh një një vilë është zgjedhja e parë për shumicën e njerëzve sot?

  • Privatësia e plotë
    Jetesa në apartamente shpesh kthehet në një sfidë kur vjen puna tek shumë hapësira që janë të përbashkëta dhe duhet t’i menaxhosh në koordinim me fqinjët. Kur ti ke pishinën tënde, një kopsht, një tarracë private dhe parkim të dedikuar, gjithçka tingëllon kaq perfekte. Kopshti jashtë vilës suaj mund të përdoret për festa të vogla familjare, një pushim joga apo edhe për një Barbecue të dielën me miqtë e ngushtë.

  • Sipas botës dhe dëshirave të tua
    Kur zotëron vilën tënde, ti ke mundësinë ta dizajnosh atë siç ti dëshironi, ndryshe nga investoni që bëjmë në një apartament ku hapësira është e kufizuar. Kur dizajnon një vilë, ti ke mundësi pafund sesi të organizosh dhomat e tua, si ta përdorësh bibliotekën, apo dhomën që dëshiron ta kthesh në zyrë apo një kënd për të krijuar. Hapësirat për të qenë kreativ janë të pafundme.
  • Larg jetës së qytetit
    Jeta në qytet është dinamike, por të jetosh në vilë të sjellë paqe dhe lumturi. Fëmijët mund të luajnë në kopsht, të zhyten në pishinë dhe për ata që kanë kafshë shtëpiake, ato mund të vrapojnë lirshëm në hapësirat e bollshme përreth. Kur jeton në një vilë, je shumë larg rrëmujës së qytetit. Nuk dëgjon zhurmat e makinave, sirenat e ambulancave dhe mund të krijosh kopshtin që gjithmonë ke dashur me lule shumëngjyrshe apo trëndafila për një kënd lumturie. Kjo është hapësira jote private dhe askush nuk mund të hyjë pa lejen tënde. Është streha JOTE e qetë.

  • Jetoni siç dëshironi
    Ti mund ta përdorësh vilën si një vend për festa, si një shtëpi për të jetuar me gjithë familjen tënde, apo edhe si një shtëpi pushimi. Të jetosh në një vilë të jep lirinë për ta përdorur atë ashtu siç dëshiron! Projekti më modern që po ndërtohet në pranë liqenit të Farkës, Rolling Hills Liqeni, siguron gjithashtu një kthim të shpejtë të investimit në kohë, falë potencialit që ofron zona për ta lënë me qira, vlerës së tregut që rritet dhe kërkesës së lartë nga blerës të ndryshëm.

    Ajo që vlen në fund: Konsideroje këtë si një investim! Kur blen një vilë, ti mund ta shesësh atë me një vlerë më të lartë për një periudhë të shkurtër. Ajo që po dominon sot tregun është qiradhënia. Ky është një investim edhe më i mirë, i cili do t’jua kthej brenda pak vite investimin fillestar.

    Me pak fjalë, është një ëndërr për shumicën e njerëzve. Prandaj, qëndroni të lidhur me faqet e Rolling Hills për të mësuar të parët planet komode të investimit dhe mundësitë e tjera që projekti ofron për klientët e tij. Guxoni dhe kthejeni ëndërr e një shtëpie që i ka të gjitha, në realitet dhe stilin tuaj të përhershëm!

Kreu
Vila
Apartamente
Plazza
Investimet
Kontakt
Blog

Kontakto tani

Copyright © 2024 Rolling Hills Liqeni | All rights reserved.

FAQ