Rolling Hills Liqeni
…dhe eksperienca vazhdon!
Mirë se vini në Rolling Hills Liqeni
Rolling Hills Liqeni shtrihet mes gjelbërimit të kodrave të Farkës dhe buzë liqenit, në një eksperiencë që ju lejon të shijoni lirinë pranë natyrës, në ajër të pastër. Një vend qetësie dhe çlodhjeje, për një jetesë elegante, unike dhe luksoze. Rolling Hills Liqeni është konceptuar si një kompleks rezidencial me vila dhe apartamente, një Plazza me të gjitha shërbimet e nevojshme, park të gjelbëruar me terrene sportive dhe akses të drejtpërdrejtë në ‘Lungolagon’ përgjatë Liqenit të Farkës.
Masterplan
Rezidencat
Jo vetëm një rezidencë banimi, por një qendër e vërtetë komunitare. Një eksperiencë e re që ju lejon të shijoni lirinë pranë natyrës dhe arkitekturë e përzgjedhur që e respekton atë duke mundësuar pamje të liqenit nga çdo vilë. Planimetri të rregullt dhe ndriçim natyral. Vila të projektuara me hapësira të bollshme në çdo mjedis. Bazuar në arkitekturën neoklasike franceze, ato janë trajtuar me një frymë të re bashkëkohore dhe theks të fortë tek cilësia e ndërtimit.
Plazza
Një Plazza dedikuar shërbimeve të ndryshme duke ofruar sa më shumë lehtësira për të gjithë banorët e rezidencës. Bare, restorante, markete dhe njësi të ndryshme shërbimi do të vinë në një hapësirë të vetme, të gjitha në funksion të një jetese me sa më shumë facilitete. Çdo gjë që i nevojitet përditshmërisë mund të gjendet brenda rezidencës ndërthurur edhe me hapësirat e shumta rekreative dhe çlodhëse.
Lungolago
Dy pika takimi dinamike për banorët dhe vizitorët e çdo moshe janë Parku dhe Lungolago përgjatë liqenit të Farkës. Çdo moshë mund të gjejë hapësirën e vet për të ushtruar aktivitete të ndryshme në natyrë për një stil jete sa më të shëndetshëm.
Rolling Hills Liqeni ka dalje direkte në Lungolago dhe ofron një akses të gjithë zonës për ta shijuar në vrapin e mëngjesit ose pasdites, në ecjet e gjata ose xhirot me biçikletë.
Parku është i përshtatshëm për të gjithë familjen si për sporte, lojëra dhe aktivitete të tjera interesante në natyrë.