Imagjinoni si mund të jetë shtëpia juaj e ëndrrave. Buzë liqenit? Në mes të gjelbërimit? Pranë faciliteteve që ju nevojiten në përditshmëri? Nëse vendosni të blini një shtëpi buzë liqenit, duhet të merrni disa fakte në konsideratë që nga lokacioni e deri tek mundësia e përfitimit. E rëndësishme është të dini se çfarë kërkoni dhe të bëni zgjedhjen që i përshtatet më shumë stilit tuaj të jetesës.
Lokacioni
Të blesh një shtëpi buzë liqenit është pa dyshim një investim shumë i rëndësishëm që e bëni vetëm një herë në jetë. Nëse kërkoni që ky investim të jetë shtëpia juaj e përhershme, duhet të merrni në konsideratë edhe lokacionin, në mënyrë që të keni afër facilitetet që janë të nevojshme në përditshmërinë tuaj. Rollling Hills Liqeni, i vendosur buzë Liqenit të Farkës ju jep mundësinë të shijoni të gjithë avantazhet e një jete në kontakt të ngushtë me natyrën, duke qenë vetëm 10 minuta largnga qendra.
Jetesa në komunitet
Komplekset rezidenciale buzë liqenit ofrojnë mundësinë për një jetë më sociale, ku fqinjët lidhen nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta në natyrë. Edhe një ecje e rastësishme pranë liqenit ofron një mundësi për të bërë miq të rinj. Aktivitetet sportive, të qeshurat e fëmijëve në park e pishinë apo bisedat miqësore në verandat e gjelbëruara janë ato që ushqejnë frymën e komunitetit dhe pasurojnë jetën tuaj të përditshme.
Mundësitë Rekreative
A e dini se Liqeni i Farkës karkaterizohet nga ujëra tepër të pastra, të kthjellta dhe pa mbetje urbane, të cilat japin mundësinë që të zhvillohen sporte të ndryshme ujore, si peshkimi sportiv, kanotazhi por edhe gara noti. Të kesh shtëpinë tënde në një kompleks si Rolling Hills Liqeni, ju jo vetëm përfitoni nga koncepti premium i vetë projektit, por gjithashtu dhe nga mundësitë e shumta që vetë Parku i Farkës ofron.
Mundësia e qiradhënies
Nëse doni të investoni duke blerë një shtëpi buzë liqenit, mundësia e qiradhënies duhet të jetë një faktor shumë i rëndësishëm për t’u marrë në konsideratë. Në një kohë shumë të shkurtër mund të shikoni se si shtëpia juaj kthehet në një investim mjaft fitimprurës.
Hapësirë për çdo aktivitet
Arsyeja kryesore për të cilën kushdo kërkon të jetojë në periferi, është pa dyshim për të pasur më shumë hapësirë brenda dhe jashtë shtëpisë. Një hapësirë e jashtme e këndshme, ku të argëtohesh me miqtë dhe familjen është pa dyshim një vlerë e shtuar e shtëpisë. Një vend ku të stërviteni në natyrë, një kënd lojërash për fëmijët apo një pishinë ku të krijoni kujtime magjike. Hapësira e jashtme e shtëpisë tuaj mund të ketë çdo gjë që i përshtatet më shumë jetesës që dëshironi të keni.
Të ndihesh çdo ditë sikur je me pushime
Çfarë kërkojmë vërtetë kur jemi me pushime? Një vend të gjelbëruar? Ajër të pastër? Të kalojmë disa ditë larg zhurmës apo ngarkesës së punës? Të shijojmë një pije buzë liqenit ose pishinës? Po sikur të gjitha këto t’i keni çdo ditë? Shtëpia juaj buzë liqenit mund të jetë vendi i çlodhjes pas një dite të gjatë në punë, ku rëndësi ka vetëm koha cilësore me familjen.