Përse blerësit e zgjuar po zgjedhin ofertat me 10% parapagim dhe plan lehtësues pagese
Blerësit e zgjuar janë duke bërë lëvizje strategjike në tregun e pasurive të paluajtshme të Shqipërisë. Ata po zgjedhin prona që ofrojnë fleksibilitet në planin e pagesës.
Në tregun dinamik të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, ata mund të blejnë tashmë një pronë duke paguar vetëm 10% parapagim gjatë gjithë vitit të parë dhe të përfitojnë nga këste pagese lehtësuese, në vend që të paguajnë 20%-30% parapagim.
Ky plan pagese lehtësues është duke ridimensionuar mënyrën se si blihen pronat.
Ja 5 arsye përse po zgjidhet nga të gjithë ata që duan të investojnë në prona elitare.
- Parapagim minimal, mundësi të shumta
Me vetëm 10% parapagim, blerësit mund të zgjedhin vilën e tyre në një prej komuniteteve më prestigjioze të periferisë së Tiranës, pa bërë një investim shumë të lartë financiar që ditën e parë. Kjo bën që jetesa luksoze të jetë më lehtësisht e arritshme, duke i lejuar blerësit të menaxhojnë më mirë financat e tyre.
- Plan fleksibël pagese
Ndryshe nga blerjet e zakonshme të pasurive të paluajtshme, Rolling Hills Liqeni ofron një plan pagese të menduar për t’iu përshtatur çdo preference financiare. Plani fleksibël bën që blerësit të kenë mundësi ta shtrijnë pagesën e tyre në kohë, duke e bërë kështu më të lehtë investimin në një shtëpi premium, pa pengesa të mëdha financiare.
- Jetesë ekskluzive buzë liqenit dhe afër kryeqytetit
Rolling Hills Liqeni shtrihet në zonën e qetë të Farkës, vetëm 10 minuta larg Tiranës. Kjo balancë ideale ndërmjet qetësisë dhe aksesueshmërisë e bën atë një destinacion unik për familjet dhe investitorët që kërkojnë një vend të qetë për të jetuar, pa sakrifikuar lehtësirat që ofron qendra urbane. Gjithashtu, natyra përreth, ajri i pastër dhe pamja panoramike ofrojnë një cilësi jete të pakrahasueshme.
- Potencial i lartë investimi
Tregu i pasurive të paluajtshme në Tiranë po rritet me shpejtësi dhe zonat në afërsi të Farkës po kthehen në lokacione mjaft të lakmuara. Të investosh në Rolling Hills Liqeni sot do të thotë të sigurosh një pronë me vlerë të lartë, në një lokacion me potencial shumë të mirë. Plani fleksibël i pagesës i mundëson blerësve që të bëhen lehtësisht pjesë e këtij tregu që po rritet vit pas viti.
- Jetesë premium në një komunitet të përzgjedhur
Rolling Hills Liqeni është konceptuar për ata që vlerësojnë privatësinë, sigurinë dhe cilësinë e lartë të jetesës. Komuniteti ofron vila të dizenjuara bukur, gjelbërim, hapësira rekreative dhe një eksperiencë të pakrahasueshme rezidenciale. Kjo është një mundësi unike për të blerë një pronë në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, qoftë si shtëpi e parë apo si një investim afatgjatë.
Shtëpia e ëndrrave është më afër se kurrë
Me vetëm 10% parapagim dhe një plan pagese fleksibël, të blesh një shtëpi në Rolling Hills Liqeni nuk ka qenë kurrë më e lehtë. Mos e humbisni shansin për të investuar në një pronë që ofron kaq shumë përfitime financiare. Veproni tani dhe siguroni vilën tuaj në këtë komunitet ekskluziv.


