fbpx

Një nga zonat më të preferuara të periferisë së Tiranës është pa dyshim ajo e kodrave të Farkës, që dallohet për biodiversitetin, relievin tërheqës kodrinor si dhe trashëgiminë e pasur natyrore me rëndësi të madhe ekologjike. Liqeni i Farkës karakterizohet nga ujëra të pastër dhe peizazh piktoresk që tashmë mund të shijohet përgjatë Lungolagos që shtrihet rreth e qark liqenit. Në këtë zonë mjaft të lakmuar të periferisë shtrihet edhe Rolling Hills Liqeni, i cili ofron një jetesë premium në mes të gjelbërimit dhe ajrit të pastër.

Një nga risitë që sjell ky projekt rezidencial është Parku Rekreativ brenda kompleksit, i konceptuar për të nxitur jetën pranë natyrës, argëtimin dhe ndërveprimin mes banorëve. I ndarë në tre zona të ndryshme me një sipërfaqe prej më shumë se 800 metrash, ky park krijon një lidhje harmonike ndërmjet rezidencave dhe Liqenit të Farkës, duke ofruar në çdo cep diçka të re për të shijuar dhe eksploruar. Si një hapësirë e dedikuar për të gjithë familjen, Parku do të kthehet në qendrën e aktivitetit dhe relaksit për banorët dhe vizitorët.

Parku

Parku i Rolling Hills Liqeni nuk është konceptuar thjesht si një hapësirë argëtimi, por edhe për të përfaqësuar një angazhim ndaj kultivimit të një jetese në harmoni me natyrën. Në të gjithë shtrirjen e tij, përbëhet nga pemë, bimësi e ulët, lulet autentike të zonës dhe një gjelbërim të pasur, duke krijuar mjedisin ideal për ruajtjen e ekosistemit të kësaj zone. Për të nxitur akoma më shumë ndërveprimin e banorëve me natyrën, është projektuar të mbillen edhe pemë frutore të ndryshme, që do ta pasurojnë akoma më shumë peizazhin natyror.

Zona e piknikut

Parku Rekreativ ofron mundësi argëtimi për të gjitha grupmoshat, të cilat mund të angazhohen në aktivitetet e tyre të preferuara. Ata që e duan natyrën do të kenë vendin ideal për të shijuar një drekë me pamje nga liqeni i Farkës, ose thjesht të relaksohen në mes të natyrës.

Pista e vrapit dhe zona e fitness

Për ata që preferojnë aktivitetin fizik, brenda parkut të Rolling Hills Liqeni ndodhen shtigje në mes të gjelbërimit për ecje, pistë vrapimi dhe një korsi biçikletash. Për të gjithë të apasionuarit e Fitness-it, hapësira e dedikuar për stërvitje në natyrë do të jetë një nxitje më shumë për të pasur një jetë të shëndetshme dhe për të ushtruar sportet tuaja të preferuara në mes të gjelbërimit.

Pika panoramike dhe zona pushimi

Në të gjithë parkun gjenden pika të ndryshme panoramike nga ku mund të shihet peizazhi piktoresk i natyrës përreth. Banorët dhe vizitorët mund të shijojnë qetësinë në mes të natyrës si dhe të ndërveprojnë me njëri-tjetrin në hapësirat e dedikuara për pushim dhe relaks, duke forcuar akoma më shumë lidhjen me komunitetit.

Këndi i lojërave

Rolling Hills Liqeni ofron mundësi të shumta për aktivitetin e fëmijëve në natyrë, duke krijuar një ambient të sigurt dhe tërheqës për të vegjlit, nga oborret private të vilave, e deri tek këndet e lojrave të pajisura me struktura moderne dhe të dizenjuara me kujdes për argëtimin dhe sigurinë e tyre. Parku rekreativ brenda kompleksit është projektuar me vëmendje të veçantë për të plotësuar nevojat e fëmijëve, duke krijuar një hapësirë ku ata mund të shijojnë lojën në natyrë, të zhvillojnë aftësitë e tyre fizike dhe sociale, si dhe të kalojnë kohë cilësore me familjen dhe miqtë.

Parku i Rolling Hills Liqeni është më shumë se thjesht një hapësirë rekreative, është një eksperiencë gjithëpërfshirëse që nxit harmoninë ndërmjet komunitetit dhe natyrës. Përveç se një vend për të pushuar pas një dite të lodhshme, ky park do të frymëzojë një mënyrë jetese të re më të shëndetshme, duke ofruar hapësira që i përshtaten çdo nevoje për aktivitet fizik, relaks dhe argëtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *