fbpx

Banesat luksoze janë kthyer në investimet më të preferuara, sidomos pas pandemisë së Covid-19. Sipas tendencave të fundit të vërejtura në tregun e këtyre pasurive, interesant është fakti rritjes së numrit të milenialëve, të cilët janë më të interesuarit për të blerë një shtëpi luksoze. Milenialët janë të zotët me teknologjinë, e vlerësojnë jetesën e mirë, janë individë me të ardhura të larta që kanë një preferencë për një kombinim luksoz të dizajneve të shtëpive të mëdha dhe objekteve moderne. Tregu është gjithashtu dëshmitar i ndryshimit të mentalitetit nga ndarja e investimeve në pasuri të paluajtshme në disa vende, në zgjedhjen e një investimi të vetëm dhe shumë të mirë që siguron luks dhe një vend banimi të përhershëm.

Deri para disa vitesh, milenialët (njerëzit e lindur mes viteve 1981 dhe 1996) nuk po nxitonin të blinin shtëpi, duke shprehur dashuri të përjetshme për stilin e tyre të jetesës në lëvizje, duke punuar shpesh në vende të ndryshme.

Por pandemia, edhe në tregun imobiliar duket se ndryshoi disa gjëra dhe milenialët tani po tregohen më të guximshëm, duke blerë shtëpi shumë të shtrenjta në të gjithë botën.

Arsyet pse zgjedhin banesat luksoze

Pandemia ka theksuar vlerën e jetesës në një mjedis të shëndetshëm. Transformimi në tregun e banesave luksoze është ndikuar nga më shumë faktorë se thjesht zgjedhja e komunitetit. Si gjeneratë, milenialët kanë tendencë të jenë më të arsimuar, të kenë të ardhura më të mira dhe të trashëgojnë më shumë se njerëzit në të kaluarën. Kjo krijon një grup demografik që ka fuqi blerje të fortë dhe investon të ardhurat në shtëpi luksoze që janë më funksionale dhe energji-eficente.

Karakteristikat që i tërheqin milenialët drejt shtëpive luksoze

 

Një “must” i ditëve të sotme: Hapësira e gjelbër!

Lëvizja drejt vendeve të gjelbëruara tashmë është kthyer në një nevojë të domosdoshme, duke çuar në një ndryshim thelbësor të asaj që konsiderohet si luksoze. Pa gjelbërim, nuk ka luks!

Hapësirat e rindërtuara dhe facilitetet e përparuara

Demografia e blerësve dhe pritshmëritë e tyre ndaj pronës kanë evoluar si rezultat i normalitetit të ri. Facilitetet, projektet e ardhshme ose ndërtesat me hapësira më të mëdha jashtë, hapësirat private ose hapësirat e përbashkëta sot po bëhen gjithnjë e më të përparuara me zhvillimin e teknologjisë.

Teknologjia e shtëpive inteligjente

Kur koha është e kufizuar dhe nevojitet një ekuilibër mes punës dhe jetës personale, teknologjia vjen në ndihmë. Sistemet e automatizimit të shtëpisë i japin pronarit kontroll të plotë mbi gjithçka, nga rregullimi i temperaturës deri te sistemet e argëtimit. Jo vetëm kjo, por kamerat e lidhura me Wi-Fi ndihmojnë në monitorimin e shtëpive të sotme me teknologji të lartë. Këto janë disa nga veçoritë që ju ofrojnë rehati dhe lehtësi të jetesës, me një prekje të një butoni ose me një klikim të vetëm.

Dizajnet moderne

Zhvilluesit e pronave të patundshme po prezantojnë dizajne fenomenale dhe po mahnisin blerësit nga e gjithë bota. Definimi i luksozes ndryshon nga personi në person, pasi njerëzit kanë aspirata dhe ide unike në terma të dekorit të shtëpisë, shijes dhe qëllimeve të tyre.

Siguria

Shtëpitë luksoze janë më shumë se thjesht komoditet, ato ofrojnë siguri totale. Siguria është bërë një aspekt kyç dhe kjo është arsyeja pse ofrohet monitorim dhe mbikëqyrjeje 24 orë.

Përfundime

Ka një numër në rritje të brezit të milenialëve që planifikon të vendoset në pronat luksoze në periferi. Ata duan të jetojnë në shtëpi luksoze që ofrojnë komoditet, qetësi dhe që kanë akses të shpejtë në facilitate të tjera. Milenialët vlerësojnë gjithashtu shumë privatësinë dhe sigurinë. Këto janë disa nga faktorët që udhëheqin zgjedhjet e tyre kur ata kërkojnë prona të patundshme luksoze.