Mirë se vini në Rolling Hills Liqeni

Rolling Hills Liqeni shtrihet mes gjelbërimit të kodrave dhe buzë Liqenit të Farkës, duke ofruar një eksperiencë të re të të jetuarit pranë natyrës, në ajër të pastër dhe qetësi. Një mënyrë jetese elegante dhe ekskluzive, rrethuar nga pamjet panoramike që natyra përreth mundëson. I konceptuar si një kompleks rezidencial modern, Rolling Hills Liqeni përfshin vila dhe apartamente premium, një Piazza me të gjitha shërbimet e nevojshme si dhe një Park Rekreativ me hapësira të dedikuara për relaks dhe argëtim për të gjitha moshat.
Me akses të drejtpërdrejtë në ‘Lungolagon’ përgjatë Liqenit të Farkës, Rolling Hills Liqeni ofron një lidhje të veçantë me natyrën dhe një përvojë unike për
rezidentët e tij.

Masterplan

Rezidencat

Jo vetëm një rezidencë banimi, por një qendër e vërtetë komunitare. Një eksperiencë e re që ju lejon të shijoni lirinë pranë natyrës. Arkitekturë e përzgjedhur që integron gjelbërimin në çdo komponent të saj. Planimetri të rregullt dhe ndriçim natyral.
Vila të projektuara me hapësira të bollshme në çdo mjedis. Bazuar në arkitekturën neoklasike franceze, ato janë trajtuar me një frymë të re bashkëkohore dhe theks të fortë tek cilësia e ndërtimit.

Piazza

Piazza është trajtuar me një frymë të re dhe bashkëkohore, duke ruajtur harmoninë me stilin e përgjithshëm të Rolling Hills Liqeni. Piazza dedikuar shërbimeve të ndryshme si bare, restorante, markete, etj, të gjitha në funksion të një jetese me sa më shumë facilitete.

Lungolago – Jeta aktive pranë liqenit

Lungolago përgjatë liqenit të Farkës është një hapësirë dinamike, e konceptuar për banorë dhe vizitorë të çdo moshe, ku natyra ndërthuret me aktivitetin e përditshëm. Shëtitorja buzë liqenit krijon kushte ideale për një stil jetese aktiv dhe të shëndetshëm, në çdo stinë të vitit. Rolling Hills Liqeni ka dalje direkte në Lungolago, duke e bërë këtë hapësirë pjesë të pandashme të përditshmërisë së banorëve. Është ambienti ideal për vrapin e mëngjesit, shëtitje të gjata pasditeve apo xhiro relaksuese me biçikletë. Aksesueshmëria dhe lidhja e drejtpërdrejtë me natyrën e shndërrojnë Lungolago në një pikë referimi për jetën aktive pranë liqenit. Projekti Rolling Hills Liqeni është konceptuar si një rezidencë që harmonizon arkitekturën me natyrën, duke vendosur mirëqenien e banorëve në qendër, në një ekuilibër të plotë mes jetesës moderne dhe qetësisë qe zona ofron.