Rolling Hills Liqeni
Me një sipërfaqe 300,000 m², me mbi 700 njësi banimi dhe një komunitet që pritet të arrijë në 4,000 banorë, Rolling Hills Liqeni ndërthur qetësinë e natyrës me komoditetin.
I pozicionuar vetëm 5 minuta nga TEG dhe 10 minuta nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ky projekt ofron vila dhe apartamente premium sipas standardeve më të larta arkitektonike, Park Rekreativ dhe një Piazza dedikuar njësive komerciale dhe shërbimeve.
E pozicionuar strategjikisht në qendër të kompleksit dhe e aksesueshme nga banorët dhe vizitorët, Piazza pritet të kthehet në një pikë referimi për jetën sociale dhe ekonomike jo vetëm të kompleksit, por të të gjithë zonës së Farkës.
Një mundësi ekskluzive për investitorët, duke ofruar kthim të qëndrueshëm të investimit dhe potencial për zhvillim të suksesshëm biznesi.
Përse të investoni?
Pjesë e një komuniteti të konsoliduar dhe aktiv
Më shumë se 4,000 banorë pritet të ofrojnë një bazë të qëndrueshme dhe të përditshme klientësh.
Akses i drejtpërdrejtë në Lungolago
Piazza lidhet natyrshëm me Lungolagon, një zonë me shumë lëvizje, e frekuentueshme nga banorët dhe vizitorët.
Siguri dhe mirëmbajtje gjatë gjithë vitit
Ambienti me standarde të larta sigurie dhe një sistem profesional mirëmbajtjeje, që garanton funksionim optimal për biznesin tuaj.
Tipologji për çdo ide biznesi
Njësi ideale për supermarket, farmaci, bare, restorante, e shumë shërbime të tjera.
Hapësira që krijojnë eksperiencë
Piazza e Rolling Hills Liqeni nuk është vetëm një qendër tragtare, por një hapësirë sociale ku njerëzit takohen, shijojnë dhe rikthehen.
Pozicion strategjik
Të gjitha shërbimet që i nevojiten një komuniteti, të përqendruara në një pikë të vetme.
Vizualizoni të ardhmen tuaj