RH Liqeni — Përditësim mbi ecurinë e ndërtimit
Rolling Hills Liqeni — pamje ajrore

Përditësim mbi ecurinë e ndërtimit

Investimi juaj në Rolling Hills Liqeni po avancon me ritme të shpejta.
Fazat e ndërtimit po ecin çdo muaj sipas planifikimit.
Më poshtë gjeni një përditësim të përmbledhur mbi ecurinë e punimeve të Fazës 1 dhe 2, si edhe afatet e parashikuara të dorëzimit.

Faza 1

Nukli A

Është në proces ndërtimi. Në pjesën më të madhe të njësive ka përfunduar karabinaja dhe kanë filluar punimet për rifiniturat e brendshme. Pjesa tjetër është në fazë më të avancuar dhe po punohet për fasadat.

Nukli F

Punimet e rifiniturave kanë përfunduar.

Nuklet F2 dhe F3

Punimet e rifiniturave janë drejt përfundimit. Aktualisht po punohet për shtrimet me pllaka, mermerin dhe kangjellat e shkallëve.

Nuklet B dhe C

Pjesa më e madhe e njësive është në fazë karabinaje.

Nukli P (Piazza)

Është në proces rifiniturash.

Apartamentet e fazës 1

Punimet e godinës së apartamenteve në fazën e parë po përparojnë dhe aktualisht janë në fazë karabinaje.

Pamje e brendshme e apartamentit
Faza 2

Vijon shitja e apartamenteve dhe vilave ende të disponueshme.

Nukli I & E

Leja e ndërtimit është zbardhur në prill 2026. Po mobilizohet kantieri për vijimin e ndërtimit me ritme të shpejta.

Nukli H

Leja pritet të zbardhet brenda vitit 2026.

Afatet e Dorëzimit

Njësitë e para të Fazës 1 pritet të dorëzohen brenda fundit të vitit 2026.